Ora News - Siguria për festat, policia shoqëron 24 persona, nuk kishin kartë identiteti

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë gjatë 48 orëve të fundit, kanë intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore.

Këto kontrolle bëhen në kuadër të rritjes së parametrave të sigurisë gjatë festave të fundvitit me qëlllim, kapjen e personave që qarkullojnë me armë, të atyre të shpallur në kërkim, parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshshme apo të lëndëve narkotike.

Kontrollet janë intensifikuar edhe nga Policia Rrugore e Tiranës duke përdorur Dragerat e Radarët, për të evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara , apo të atyre që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Si rezultat i kontrolleve të ushtuara nga Forcat e Posaçme e Operacioneve Speciale në bashkëpunim me Shqiponjat janë kapur 6 persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale , për llogari të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe të Drejtorive Vendore të Policisë në Qarqe.

Janë shoqëruar në ambjentet e Komisariateve të Policisë 24 shtetas, për verifikim, pasi qarkullonin pa dokument identifikimi me vete.

Nga verifikimet e kryera ka rezultar se 16 prej tyre ishin persona të skeduar nga ana e policisë si persona me precedent penal.

Në drejtim të shpejtësisë në autostradë dhe në qëndrat e banuara, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit , apo dhe për shkelje të tjera, Policia Rrugore gjatë 48 orëve të fundit ka evidentuar dhe ndëshkuar 91 drejtues mjetesh, të cilëve u është pezulluar Leja e Drejtimit dhe konkretisht:

? 53 Leje Drejtimi për shpejtësi tej normave të lejura, ku në qendrat e banuara shpjetësia kalonte dy deri në tre herë më shumë se limiti i lejuar.

? 23 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit,

? 4 Leje drejtimi për drejtim mjeti në gjendje të dehur si edhe

? 11 Leje Drejtimi për shkelje të tjera të ndryshme.

Përsa i përket drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi gjatë 48 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë :

? 4 drejtues mjetesh që drejtonin automjetet në gjendje të dehur apo tej mase të dehur, si dhe

? 2 drejtues mjetesh që drejtonin automjetet të pa paisur me Leje Drejtimi.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/siguria-festat-policia-shoqeron-24-persona-nuk-kishin-karte-identiteti

Recommended