Ora News - Horror në Tiranë, djali vret me çekiç babain, më pas e hedh në liqen

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një krim i rëndë në familje ka tronditur kryeqytetin mëngjesin e kësaj të diele, ku djali 28 vjeç ka vrarë babain e tij 74-vjeçar dhe më pas e ka hedhur në liqenin e Farkës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, ku "rreth orës 20:00, në Shkozë, brenda ambienteve te oborrit rrethues të baneses së tyre, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se shtetasi Selman Alija, ka goditur me sende te forta (një çekiç) disa herë në pjesën e kokës, babain e tij shtetasin F. A., 74 vjeç, banues në Shkozë Tiranë, i cili, si pasojë e këtyre goditjeve ka gjetur dhe vdekjen e menjehershme".

Policia thotë se Selman Alija pasi ka kryer vrasjen e ka ngarkuar trupin e pajetë të babait të tij F. A., në automjetin Volksvagen, dhe e ka hedhur trupin e viktimës në liqenin e Farkës.

Nga ana e shërbimeve të Policisë u vu në pranga 28-vjeçari, ndërsa është bërë e mundur gjetja e kufomës dhe transportimi pranë ambienteve të Insitutit të Mjeksisë Ligjore , për kryerje të veprimeve të mëtejshme. Po kështu, është mundësuar gjetja dhe sekuestrimi i cekiçit, me të cilin dyshohet se është kryer kjo veper penale.

Banorët e lagjes thonë se autorin e e njihnin si njeri me probleme psikike.

Materialet hetimore në ngarkim të shtetasit Selman Alija, i`u referuan Prokurorise për Krimet e Rënda Tiranë, për vepren penale ?Vrasje për shkak te rrethanave familjare?parashikuar nga neni 79/C Kodit Penal

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/tirane-djali-vret-me-cekic-babain-dhe-e-hedh-ne-liqen

Recommended