Ora News - Veliaj: Blini gjelat "firmato" të Baldushkut

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përveçse një traditë në tryezat e qytetarëve, Gjeli i detit për vitin e ri është edhe një ndihmesë për ekonominë lokale të Tiranës. Vitin e kaluar, në kryeqytet janë blerë 28 mijë gjela deti duke gjeneruar 1.4 milionë dollarë në buxhetin e bashkisë, dhe kryebashkiaku Erion Veliaj po tenton ta kthejë gjelin e detit të Baldushkut në një markë të pazëvendësueshme

Veliaj: ?Nuk ka kuptim një tavolinë e festave nëse nuk ndihmojmë ekonominë lokale. Jo vetëm shija është më e mirë, jo vetëm çmimi është më i lirë, por ndihmojmë ekonominë vendase. Më mirë t?i mbajmë këto para, sepse kur dikush blen gjel nga Baldushku, nuk ka siguruar vetëm darkën e Vitit të Ri, por ka paguar që një fëmijë të shkojë në shkollë, të vishet, t?i blihen librat, dhe që një familje të jetojë me dinjitet këtu në fshat, pa u dyndur të gjithë në Tiranë?

Veliaj i bëri thirrje qytetarëve të mosn blejnë në rrugë por aty ku tregu është i certifikuar dhe funksionon me standardet e higjienës.

Veliaj: I ftoj të gjithë qytetarët të mos blejnë në rrugë, janë mall që blihet në pulari dhe shitet sikur është mall fshati. Tregu i vërtetë, origjinal, i certifikuar nga veterinarët tanë, me fermerin që e ka rritur vetë, është këtu në Baldushk.

Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit po vijon punën për garantimin e sigurisë ushqimore, si dhe për monitorimin e çmimeve, ku qytetarët mund të denoncojnë në numrin e gjelbër për çdo problematikë që konstatojnë.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/veliaj-blini-gjelat-firmato-te-baldushkut

Recommended