Krim në familje, djali vret babain 74-vjeçar, trupin e hedh në liqenin e Farkës

  • 6 years ago
Një krim i rëndë në familje ka tronditur këtë të diel kryeqytetin. Një djalë ka vrarë të atin dhe i ka hedhur trupin në liqenin e Farkës. Policia ka zbardhur ngjarjen e rëndë, ku autor i krimit rezulton 28-vjeçari Selman Alija, banues në Shkozë. Nga hetimet policore bëhet e ditur se krimi ka ndodhur në oborrin e banesës, pas një konflikti për motive të dobëta, ku i riu ka goditur me çekiç në kokë të atin 74-vjeçar, duke e lënë të vdekur në vend.

Menjëherë pas këtij veprimi, 28-vjeçari ka ngarkuar trupin e pajetë të të atit në makinë dhe e ka hedhur në liqenin e Farkës. Ndërsa, pas kërkimeve policia ka gjetur kufomën dhe e ka dërguar pranë ambienteve të Insitutit të Mjeksisë Ligjore, për kryerje të veprimeve të mëtejshme.

Recommended