Ora News- Festivali i RTSH, organizatorët premtojnë surpriza në natën finale

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Artistë të njohur të skenës shqiptare konkurojnë sonte në natën finale të Festivalit të 56 të këngës në RTSH për çmimin e madh të këtij eventi. Juria ka përzgjedhur 14 këngë në natën e dytë e cila dhuroi spektakël dhe supriza duke risjellë para publikut personazhe të njohur të muzikës, artit dhe sportit.

Pas spektaktlit te dhuruar ne dy netet e para te festivalit tradicional te RTSH, juria ka shpallur edhe këngëtarët të cilet do të vazhdojnë konkurrimin në naten e tretë kur edhe do të shpallet fituesi.

Nata e dytë e festivalit të RTSH, solli në skenë personazhe të mirënjohura nga profile të ndryshme si muzika, aktrimi e media, nën drejtimin e Adi Krastës dhe disa prej bashkëpunëtorëve të tij ndër vite, por edhe trajnerin e kombëtares Kristian Panuçi dhe paraardhësin e tij Xhani de Biazi.

Jane 14 , këngetarët e përzgjedhur për natën finale, nga 22 konkurrentët e festivalit, ku kënga triumfuese, do të jetë siç do vit tjetër, përfaqësuesja zyrtare e Shqipërisë, në Eurovisionin e vitit të ardhshem.

Ashtu si në dy netët e parë të festivalit të 56, organizatorët premtojnë shkelqim e surpriza për shikuesit e dashamirësit e kësaj ngjarje artisitike e të muzikës së lehtë shqiptare..

Transemtimi ka vazhduar deri në orët e vona pas mesnatës në Post Festival, me pjesëmarrjen e këngëtarëve dhe gazetarëve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/festivali-i-rtsh-organizatoret-premtojne-surpriza-ne-naten-finale

Recommended