Report TV - Festat e fundvitit, policia e Vlorës dhurata për Shtëpinë e Fëmijës

  • 6 years ago
Drejtori i Policisë Vlorë Gentjan Shehaj, së bashku me Zv/Drejtorin Vendor, Shefin e Rendit të Drejtorisë dhe me disa punonjës policie të Sektorit të Rendit, kanë vizituar ambientet e Shtëpisë së Fëmijës në Vlorë, ku kanë zhvilluar një takim me Drejtoreshën e kësaj qëndre Olta Ganaj dhe fëmijët e ndodhur atje.

Me rastin e festave të fundvitit DVP.Vlorë ka uruar 18 fëmijët e kësaj qëndre si dhe ju ka shpërndarë disa pako dhuratash.

Recommended