Ora News- Shoqata "Mallakastra" nderon personazhet e vitit, kontribues në disa fusha

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në një aktivitet të veçantë, shoqata "Mallakastra" ka nderuar personazhet e vitit që kontribuojnë në disa fusha, të cilët janë me origjinë nga Mallakastra. Aktiviteti u mbajt në Muzeun Historik Kombëtar, ku shoqata shpalosi edhe katër objektivat për vitin 2018.

Shoqata Mallakastra përmbylli veprimtarinë e saj për këtë vit me një aktivitet të organizuar në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar.

Në këtë eveniment, ku nuk mungoi edhe një koktei me produkte mallakastriote, morën pjesë 250 personazhe nga Mallakastra, të cilët kontribuojnë në fusha të ndryshme.

Avokati Idajet Beqiraj, shpalosi katër objektivat e shoqatës për vitin 2018, ku më kryesori është vendosja e bustit të Ismail Qemalit pranë Parlamentit.

Në përfundim të aktivitetit u vlerësuan figura dhe personalitete nga Mallakastra, mes tyre Bilbil Mema, Mevlan Shanaj etj.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shoqata-mallakastra-nderon-personazhet-e-vitit-kontribues-ne-disa-fusha

Recommended