Ora News- Vrau efektivin e RENEA-s në operacionin e Lazaratit, kapet në SHBA një prej autorëve

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy vjet pas operacionit antidrogë në Lazarat, ku mbeti i vrarë edhe efektivi i RENEA-s, Ibrahim Basha, është arrestuar në SHBA një prej autorëve të dyshuar.

Policia njoftoi të shtunën pasdite se Zyra Qendrore e Interpol Tirana, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës por edhe me me FBI, ka arritur të lokalizojë dhe arrestojë në datë 20.12.2017, shtetasin në kërkim ndërkombetar Ruhan Hiraj, 20 vjeç, lindur në Gjirokastër.

Ai mësohet se kishte hyrë ilegalisht në SHBA ku qëndronte duke iu fshehur drejtësisë. Lokalizimi dhe identifikimi i të kërkuarit mësohet se është bërë bazuar në gjurmët e gishtave të të dyshuarit.

Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me datë 24.11.2015, ka caktuar masën e sigurimit personal "Arrest me burg".

Urdhër arresti ndaj 20-vjeçarit është lëshuar për veprën penale të "Vrasjes e punonjësve të Policisë Shtetit" e kryer në bashkëpunim, "Vrasja e punonjësve të Policisë Shtetit e mbetur në tentativë" , "Prodhim dhe mbajtja e armëve luftarake" dhe " Prodhim, shitje e lëndëve narkotike".

I arrestuari në SHBA akuzohet si pjesëmarrës në ngjarjen e ndodhur në në 24 qershor 2015, kur forcat speciale RENEA kanë ndërhyrë në fshatin Lazarat, Gjirokastër pas një informacioni për të shtëna me armë nga persona të panjohur.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/arrestohet-ne-shba-nje-prej-autoreve-te-vrasjes-se-oficerit-te-renea-s

Recommended