Report TV - Aksioni për pastrimin e Tiranës për festa, Veliaj: Identifikuam 300 vatra problematike

  • 6 years ago
Nën moton ?Ta pastrojmë qytetin që Viti i Ri të na gjejë pastër?, Bashkia e Tiranës ka nisur sot një aksion të gjerë pastrimi në të gjitha njësitë administrative, për të realizuar një pastrim të përgjithshëm të territorit të Tiranës. Në bazë të identifikimit të zonave të nxehta të pastrimit të realizuar nga Drejtoria e Politikave dhe Edukimit Mjedisor dhe Njësitë Administrative, punonjësit e Bashkisë së Tiranës dhe qindra vullnetarë që në orët e para të mëngjesit u angazhuan duke kontribuar për një ambient të pastër.
Këtij aksioni iu bashkua edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili mori pjesë në pastrimin në zonën e Bregut të Lumit, prej ku falënderoi të gjithë qytetarët që u bënë pjesë. ?Jam shumë i lumtur sot që në të gjithë Tiranën qytetarët na janë përgjigjur për aksionin e fund-vitit. Siç sillemi në shtëpitë tona, që duam të na gjejë viti I ri pastër, ashtu sillemi edhe në Tiranë, duam që ta gjejë shtëpinë tonë të madhe, Viti i Ri pastër dhe kjo ndoshta është vetëm fabula e këtij pastrimi por lajmi i mirë është që ne kemi bërë shumë progres në dy vitet e fundit?, tha Veliaj.

Recommended