Ora News- Marrëdhëniet me Rusinë, Karpushin: Në sektorin ekonomik zero bashkëpunim

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bashkëpunimi me Rusinë në sektorin ekonomisë është thuajse në nivelin zero, por kjo nuk i ka penguar dy vendet të intensifikojnë marrëdhëniet në fusha të tjera si kultura e arsimi. Ambasadori rus në Shqipëri Aleksandër Karpushin, në një intervistë për Ora News tregon për marrëdhëniet mes dy vendeve.

Karpushin: Dua të nënvizoj se bashkëpunimi dy palësh Rusi-Shqipëri në fushën humanitare e atë të arsimit ka patur më shumë sukses krahasuar me sfera të tjera si përshembull, ekonomi ku bashkëpunimi ynë gati është në nivel zero. Në Rusi, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me homologun e saj, dhe programi po zbatohet me shumë sukses.

Janë më shumë se 500 studentë shqiptarë që mësojnë gjuhën ruse e me dhjetra të tjerë që çdo vit zgjedhin Rusinë për të zhvilluar studimet e tyre përmes bursave që ky shtet ofron.

Karpushin: Siç dëshmon përvoja jonë ka ende shumë të rinj që duan të mësojnë gjuhën ruse. Janë mbi 200 studentë në Universitetin e Tiranës dhe shkollën 'Asim Vokshi' dhe rreth 300 të tjerë që mësojnë përmes kurseve nga Ambasada ruse, përveç kësaj ne po planifikojmë që kurse të tilla ti çelim edhe në Fier, Durrës e Berat.

Për ambasadorin Karpushin, studentët që do të diplomohen në Rusi e që më pas do ta përcjellin eksperiencën e përfituar në Shqipëri do të kontribuojnë në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/marredheniet-me-rusine-karpushin-ne-sektorin-ekonomik-zero-bashkepunim

Recommended