Report TV - Gazetari Molla: Mjekët i hoqën aparaturat pa lejën e prindërve

  • 6 years ago
Një lajm i trishtë ka ardhur këtë mbrëmje nga Franca, ku i riu shqiptar që po luftonte prej një jave me vdekjen, ka mbyllur sytë përgjithmonë. Mjekët i kanë hequr aparaturat, që i mbanin jetën të riut, pa lejen e prindërve. Report Tv ka mësuar se 23-vjeçari shqiptar Florenc Beqiraj ka ndërruar jetë, pas një jave në gjendje kome.

Gazetari shqiptar, Leon Molla, foli nga Franca për Report Tv për ngjarjen e rëndë, ku tha se mjekët i kanë hequr të riut nga Shkodra aparaturat pa lejen e prindërve. Vdekja është konfirmuar nga i ati i 23-vjeçarit, ndërsa mësohet se mjekët ia kanë hequr aparaturat që mbanin në jetë të riun pa firmën e babait të tij.

I riu Florenc Beqiraj ra në gjendje kome pas dhunës së ushtruar ndja tij në burgun francez, ku qëndronte pasi ishte kapur nga autoritetet franceze pa dokumente. Ai ndodhej prej dy vitesh në Francë, prej ku po përpiqej të përfitonte azil, por ka mbyllur sytë përgjithmonë, duke u ndarë nga jeta në një moshë tepër të re.

Recommended