Makina perfundon ne trotuar dhe perplas dy kembesore

  • 6 years ago
Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga mesditën e sotme në kryeqytet, duke përfunduar në trotuar. Nga kjo ngjarje kanë mbetur të plagosura dy gra, të cilat ndodheshin në rrugë.
Në një njoftim të sajin, policia e Tiranës sqaron se ngjarja ndodhi ?rreth orës 14:10, në bulevardin ?Zhan D?Ark?, te ish-ATSH-ja. Mjeti me targë AA 280 OV, me drejtues Asllan Hoti, ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka aksidentuar 2 këmbësoret, Sh. D., 61 vjeçe dhe A.P., 68 vjeçe?.
Dy gratë janë transportuar për ndihmë mjeksore në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po kryen veprimet e metejshme për përcaktimin e shkakut të aksidentit, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme.
Po gjatë mesditës, një tjetër aksident ndodhi në një tjetër zonë të kryeqytetit. Dy makina u përplasën me njëra tjetrën në rrugën ?Hoxha Tahsim?.
Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka të lënduar, megjithatë aksidenti shkaktoi bllokim të rrugës deri në mbërritjen në policisë.

Recommended