Report TV - Ujësjellësi Tepelenë: Rrjeti është i amortizuar

  • 6 years ago
Prej kohesh banorët e Memaliajit po përballen me mungesë uji. Ky problem i ka shoqëruar gjatë verës, por edhe tani. Sikur të mos mjaftojë mungesa edhe ajo pak kohë që furnizohen cilësia e tij është jashtë standardit.
Drejtori i Ujësjellësit shprehet se mungesa e investimeve dhe rrjeti i amortizuar ka bërë që cilësia e ujit të ketë problem.

Banorët e qytetit të Memaliajit, po vuajnë prej kohësh mungesën e ujit të pijshëm por tashmë, iu duhet që të ndeshen edhe me problematikën e cilësisë së tij. Ata shprehen se edhe pse janë taksapagues të rregullt, po furnizohen me ujë tre herë në ditë me orare të reduktuara.

Uji është jashtë çdo lloj standardi për t?u konsumuar dhe për rrjedhojë, banorët janë të detyruar që ta blejnë atë.

?E kemi paguar ujin deri ditën e sotme dhe ai nuk vjen. Përse nuk vjen uji? Investimi është bërë për qytetin e Memaliaj 1 miliard lekë, edhe ujin nuk e pi qyteti i Memaliaj,?tha një banor.

Recommended