Report TV - 10 vjet pa Xhanfise Kekon, Shanaj zbulon ‘Kohën e pelikulës’

  • 6 years ago
Mbushen plot 10 vjet që regjisorja e parë shqiptare Xhanfise Keko nuk jeton më. Mevlan Shanaj e ka rishfaqur të gjallë në ekranin e një dokumentari, që e ka titulluar ?Koha e Pelikulës?. Të pranishmit kanë ndjekur ?paskuintat? e filmave për fëmijë- që për fat të keq nuk i vijnë më ekranit shqiptar.
Shanaj e ka portretizuar Kekon nëpërmjet copëzave të filmave, që lidhen me historitë e një pasioni të jashtëzakonshëm. Janë 10 kineastë dhe kritikë të huaj që janë pjesëmarrës në kuadrot e këtij dokumentari. Ata flasin për vlerat e regjisores Xhafise Keko.

Xhafise Keko ka lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme. Nuk shlyhen nga memoria e publikut filmat ?Tomka dhe shokët e tij?, ?Beni ecën vet?, ?Mimoza llastica? e të tjerë.

Recommended