Ora News- Ndërrimi i viteve, kujdes me alkoolin dhe fishekzjarret, policia nuk do të tolerojë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mos konsumoni alkool nëse keni vendosur që natën festive të fundvitit do të keni ndërmend të përdorni makinën.

Policia nuk do të tolerojë as këto ditë, madje masat ndëshkuese mund tu kushtojnë shtrenjtë.

Drejtori për Rendin dhe Sigurinë Publike, Albert Dervishaj, i bën apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm.

Në vazhdën e masave të ndërmarra për të shmangur incidentet, zyrtari i lartë i policisë thotë se një vemendje i është kushtuar edhe përdorimit të fishekzjarreve.

Dervishaj: Nuk do të ketë tolerancë në drejtim të mosrespektimit të dispozitave të ligjit. Ligji do të zbatohet me konseguencë dhe në të gjitha rastet thirrja shkon për të gjithë qytetarët shqiptarë që të kufizojnë përdorimin e pijeve alkoolike, të respektojnë kërkesat e kodit rrugor.

Sipas Dervishaj masat janë marrë edhe në pikat kufitare, ku janë shtuar kontrollet ndaj hyrjes së personave me precedentë penal, po edhe për të shmangur radhët e gjata.

Dervishaj: Nga strukturat vendore të policisë, por edhe drejtoria e përgjithshme e policisë është dërguar një letërporosi lidhur me kontrollin e të gjithë subjekteve që tregtojnë fishekzjarre. Mjetet piroteknike do të jenë të lejuara vetëm në kushtet që i përcakton ligji dhe në përmasat që i ka përcaktuar ligji, në personat dhe subjektet që janë të licensuara.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/nderrimi-i-viteve-kujdes-me-alkoolin-dhe-fishekzjarret-policia-nuk-do-te-toleroje

Recommended