Ora News - Dibër, Polici vritet nga kolegu pas sherrit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një punonjës civil në policinë e Dibrës u qëllua me armë zjarri nga kolegu i tij polic pas një sherri mes tyre. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:10 të mbrëmjes së sotme.

Shtetasi Ardian Roçi me detyrë Specialist i IT, (punonjës civil në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër) mbeti i plagosur rëndë dhe ndërroi jetë në spitalin e Peshkopisë.

Autori i dyshuar për ngjarjen është shtetasi Naim Muliu 55 vjeç, banues në Peshkopi, punonjës policie me detyrë Ndihmës Specialist në Seksionin e Teknologjisë dhe Përgjimit në Drejtorine Vendore të Policisë Dibër.

Ky i fundit duke u kthyer me mjetin e policisë nga një shërbim pune nga Maqellara për në Peshkopi me shtetasin Ardian Roçi, dyshohet se pas një konflikti të çastit e ka qëlluar me pistoletë këtë të fundit.

Një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes u nis drejt Peshkopisë për ta percjellë drejt Tiranës për ndihmë të specializuar, por i plagosuri nuk ia doli duke ndërruar jetë në spital.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/polici-ne-diber-plagoset-me-arme-nga-kolegu-pas-sherrit

Recommended