Ora News - Xhaferri nga Pusteci: Presim hapjen e negociatave për dy vendet në pranverë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nga Bashkia e Vogël e Pustecit, që bashkon shqiptarët dhe maqedonasit, kryeparlamentari i shqiptar i Kuvendit të Maqedonisë theksoi rëndësinë e bashkërendimit të veprimeve mes dy qeverive në proceset eurointegruese.

Duke theksuar startin e përbashkët drejt BE e NATOS, ku maqedonia ka mbetur hapa prapa, talat xhaferri thekson pritshmëritë pozivitive që dy vendet të kenë dritë jeshile për çeljen e negociatave në prill nga Brukseli.

Xhaferri: Në prill të 2018 pritet që të dy vendet të kenë raport progresi pozitiv dhe të çelen negociatat ndaj është i nevojshëm bashkëpunimi rajonal dhe më gjerë, pasi BE preferon që këto vende të zgjidhin çështjet bilaterale që kanë të bëjnë me liritë dhe të drejtat e njeriut, lirinë e qarkullimit të mallrave.

Bashkëpunimi është çelësi i suksesit për kryeparlamentarin shqiptar të Maqedonisë, i cili thekson si bazë të fortë firmosjen e marrëveshjeve nga dy qeveritë në mbledhjen e përbashkët në Pogradec.

Përvec se tregues i lidhjes se shqiptarëve dhe maqedonasve, Pusteci u bë edhe shembull i manipulimit në zgjedhjet maqedonase, çka e mban ende në burg në Maqedoni, kryetarin Edmond Themelkon. Por për Xhaferrin, kjo përbën vetem një pikë në detin veprimeve të jashtëligjshme në Maqedoni.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/xhaferri-nga-pusteci-presim-hapjen-e-negociatave-dy-vendet-ne-pranvere

Recommended