Stop - Aluizni nxjerr lejen e legalizmit në emër të të vdekurit...?! (21 dhjetor 2017)

  • 6 years ago
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Shqiponja Agalliu tregon në ?Stop?sagën e saj nëpër zyrat e shtetit, për të nxjerrë lejen e legalizmit, për banesën e saj.Procesi nisi në vitin 2008 në emër të bashkëshortit të Shqiponjës, Bajram Agalliu, i cili ndërroi jetë, pa e gëzuar legalizimin. Por këtu Shqiponjës iu vështirësua jeta edhe më shumë.Pavarësisht, se ndoqi rrugën ligjore, që iu kërkua, sërish dokumentat u hartuan në emër të të shoqit të ndarë nga jeta.Në zyrat e hipotekës i thonë, se duhet të paguajë 3 milionë lekë të vjetra për të ndryshuar emrin, në të kundërt nuk e regjistron dot banesën.Ilir Veleshnja shef i legalizimeve pranë Aluizni-t të Tiranës, shpjegon, se bëhet fjalë për një gabim njerëzor dhe dosja do të nisë procedurën nga fillimi pa pagesë nga ana e zonjës, për shkak të ndërhyrjes së ?Stop?.

Recommended