Report TV - Festat e fundvitit, ABI Bank dhurata për fëmijët e spitalit Pediatrik në Tiranë

  • 6 years ago
Abi Bank, me rastin e festave të fundvitit ka shpërndarë më shumë se 200 dhurata te mbledhura nga stafi I ABI Bank për fëmijët e shtruar në spitalin pediatrik në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza. Përfaqësues të Abi Bank u mblodhën së bashku me stafin e qendrës spitalore duke organizuar një festë surprizë për fëmijët e shtruar në këtë pavion.

Emis Cerrava, përfaqësues i Abi Bank në fjalën e tij falenderoi të gjithë stafin e QSUT dhe Spitalit Pediatrik për punën e palodhur që kryejnë në shërbim të fëmijëve. Ai gjithashtu siguroi se Abi Bank do të jetë gjithnjë mbështetës dhe mik i përhershëm në këto lloj nismash.

?Jemi shumë të lumtur dhe të privilegjuar që ndodhemi këtu në këto festa fundviti bashkë më fëmijët se spitalit pediatrik. Falenderojmë stafin e Pediatrisë së QSUT dhe i sigurojmë që do të gjejnë tek ABI Bank një mik të përhershëm dhe një përkrahës për të ndihmuar dhe për të lehtësuar jetesën e këtyre fëmijëve?, shprehet Cerrava.

Recommended