Nga 54 spitale vetëm 5 janë të akredituara në Shqipëri

  • 6 years ago
Në janar nis kontrolli i cilësisë, nga 54 spitale vetëm 5 të akredituara

Nga muaji janar, Ministria e Shëndetësisë do të nisë kontrollin e cilësisë së shërbimeve që ofrohen në 2899 institucione shëndetësore publike dhe private, të cilat do të duhet të plotësojnë standardet e akreditimit. Në përfundim të akreditimit, do të bëhet renditja e spitaleve në bazë të cilësisë, ku qytetarët do të mund të mësojnë se ku ofrohet shërbim me standarde. Gjatë prezanimit të standardeve të reja të akreditimit, ministrja Ogerta Manastirliu, deklaroi se strukturat private që nuk plotësojnë standardet e cilësisë do të mbyllen.

Manastirliu: ?Brenda vitit 2018 ne do të rendisim ose rankojmë sipas statusit të akreditimit të gjitha institucionet e kujdesit shëndetësor publik dhe jopublik, që nga qendrat shëndetësore e deri të spitalet universitare për plotësimin e standarteve bazë. Ndërsa përsa i përket strukturave shëndetësore jopublike, të cilat nuk do t?i plotësojnë standartet bazë pas kalimit të këtij procesi, aktiviteti i tyre do të pezullohet e më pas do të mbyllet nëse nuk do të arrihen të plotësohen standardet e vendosura?

Aktualisht në sistemin shëndetësor funksionojnë 54 spitale publike dhe jopublike, ku vetëm 5 prej tyre, një spital shtetëror dhe 4 private janë të akredituar.

Manastirliu: ?Ne sot kemi në të gjithë territorin e vendit rreth 54 spitale publike dhe jopublike, 415 qendra shëndetësore publike, 1900 pika ambulatore, 122 klinika private, 408 laboratore private, 1416 klinika stomatologjike. Nga këto kemi vetëm 5 spitale publike dhe jopublike të akredituara dhe 1 qendër shëndetësore të akredituar?

Manastirliu theksoi se akreditimi i institucioneve shëndetësore do të garantojë shërbime cilësore dhe të certifikuara për qytetarët.

Recommended