Ora News - Itali, arrestohet minoreni shqiptar me 4.5 milionë euro kokainë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia financiare e qytetit të Breshias në Itali ka arrestuar dy shqiptarë, një minorenë 14 vjeçar dhe një 24 vjeçar me akuzën e trafikut të drogës të llojit kokainë.

Ata janë ndaluar në bordin e një automjeti dhe në zotërim të 14 vjecarit janë gjetur 6 kg kokainë e ndarë në disa pako.

Pas kontrollit në banesën e minorenit 14 vjecar janë gjetur dhe 9 kg të tjera kokainë, 3 kg prej të cilave ndodheshin në çantën e shkollës së bashku me një peshore të vogël. Ndërsa 6 kg kokainë ishin fshehur në kantinë, celësat e të ilave i ruante 14 vjecar.

Kokaina e sekuestruar do të sillte një përfitim prej 4 milionë e gjysëm euro.

14 vjeçari shqiptar ka lindur në Itali nga prindër shqiptarë, punëtorë të rregullt e të integruar mirë në jetës sociale breshiane. Një familje perfekte e cila nuk kishte asnjë dijeni mbi atë c' ka kishte bërë djali i tyre.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/itali-arrestohet-minoreni-shqiptar-me-45-milione-euro-kokaine

Recommended