Miratohet buxheti i Tiranës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pavarësisht prishjes se balancave PS-LSI edhe ne Këshillat Bashkiak, Tirana tashme ka miratuar buxhetin per vitin 2018. Kartonëve te socialisteve dhe çameve, i janë bashkuar edhe katër anëtare te Lëvizjes Socialiste per Integrim, duke siguruar jo vetëm kuorumin me 32 vota per fillimin e mbledhjes, por dhe miratimin e buxhetit.



Si rralle here ky buxhet ka kaluar pa debate dhe pa mbledhje maratone. Opozita dhe pjesa tjetër e grupit te LSI-se kane bojkotuar mbledhjen. Ne salle nuk ka munguar hyrja e disa anëtareve demokrate te cilët bënin numërimin e këshilltareve prezentë, por kjo është pasur nga komente te kryebashkikut Erion Veliaj.



Per gati 1 ore kryetari i bashkisë ka sqaruar buxhetin e vitit te ardhshëm. 16.3 miliard leke është fondi per kryeqytetin, ku 43% e tij do te shkoje për investime.



Veliaj ka publikuar te detajuar investimet per çdo njësi administrative te Tiranës. Kryebashkaiku u shpreh se ndërtimi i 17 shkollave te reja, shtimi i parqeve, vijimi i gjelbërimit, vazhdimi i punimeve per bulevardin e ri, përfundimi i korsive te biçikletave do te jene disa nga projektet e planifikuara per 2018. Veliaj paralajmëroi edhe tregtaret e rrugës ?Qemal Stafa? pranë pazarit te ri, per t?u larguar brenda dhjetorit, pasi ky segment do t?i nënshtrohet rikonstruksionit.



Sa i përket investimit ne shkolla, kryetari i bashkisë tha se Tirana do te eliminoje mësimin me turne ndërsa per here te pare ne janar nis zbatimi i projektit ?te bëjmë detyrat e shtëpisë?. Katër shkolla, krahas mësimit do te kenë dreken dhe oraret e studimit.

Recommended