Kush vjen per dreke/ Spartak Koka flet per risite ne “Tvklan.al” (21.12.17)

  • 6 years ago
Spartak Koka është një emër i njohur në fushën e gazetarisë dhe në sektorin e kronikës së zezë. Përpos të qenit gazetar, Koka është edhe drejtor i ?Tvklan.al? prej dy vitesh.
Ndryshe nga çjemi mësuar ta shohim në panele televizive ku trajton ngjarje të ndryshme, sot Koka tregoi aftësitë e tij në gatim.
?Për mua puna nis në 10 ose 10 e 30, ndërsa për stafin nis në orën 7 të mëngjesit me një skemë dhe angazhim të raportit të kazetarëve me njëri-tjetrin, veçanërisht për lajmet e mëngjesit. Këto dy vitet e fundit ne jemi të fokusuar tek lajmi i fundit, përveç lajmeve gjeneraliste. Klani është televizion gjeneralit, por ne jemi munduar ti japim edhe një natyrë informative dhe besoj jemi konkurentë të mirë dhe cilësorë në raport me tregun e mediave të tjera online. Sot ne sjellim në tvklan.al lajmin e fundit të konfirmuar me foto dhe video nga vendngjarja. Rrjeti i korespondetëve të Klan dhe ABC në gjithë Shqipërinë na jep aksesueshmërinë për ta sjellë sa më shpejt lajmin për qytetarët nëpërmjetë aplikacionit mobile. Më pas dita vazhdon me një angazhim edhe me Klan+ ku unë bëj rolin e gazetarit të kronikës, rol të cilin e kam bërë për 7 vite në Neës24.
Ne jemi munduar të punojmë në grup dhe jemi munduar ta nxjerrim tvklan.al nga natyra gjeneraliste dhe hedhim lajme minutë pas minute. Kështu kemi arritur të kemi një marketim më të mirë të lajmëve që gjenerohen nga emisionet që prodhohen në tvklan.al dhe të kemi marketim të punës që bëhet nga koegët e emisioneve në raport me mediat e tjera?, tha Koka.