Kush vjen per dreke/ Pjata e gazetarit Jul Kasapi (21.12.17)

  • 6 years ago
Gazetari Jul Kasapi ishte sot i ftuar në emisionin ?Kush vjen për drekë? në Tv Klan nga ku sprovoi veten në kuzhinë. Kasapi tha se nuk ka marrëdhënie të mira me gatimin dhe se gatuan rrallë, ndërkohë që sot kishte zgjedhur të përgatisë peshk në furrë me perime.
?Unë kam vendosur të gatuaj peshk qefull në furrë me perime. Kam menduar ta marinoj me piper, pak hudhër, majdanoz dhe pak presh. Preshi i jep shije të veçantë peshkut sepse është i ëmbël. Recetën ma ka mësuar babai im. Kam gatuar një herë peshk, më doli mirë dhe do ta gatuaj edhe sot? tha Kasapi.