Report TV - Bushati:Kuvendi u njollos në fund të vitit. Hyseni: Ja pse e favorizuam Çelën

  • 6 years ago
Deputeti i PS, Alket Hyseni, ka shfajësuar kolegun e majtë, Bujar Çela, i cili u dënua me 5 ditë përjashtim nga punimet e Kuvendit, ndryshe nga deputetët e djathtë, të cilët do qëndrojnë 10 ditë jashtë Kuvendit. Hyseni deklaroi se deputeti Çela mori masë më lehtësuese, pasi i kërkoi ndjesë deputetes së LSI, Kejdi Mehmetaj, të cilën e shty në Kuvend, teksa ajo po i merrte kartën e votimit.
?6 deputetët e PS e LSI u përjashtuan nga 10 ditë, ndërsa Kejdi Mehmetaj dhe Bujar Çela në një masë të lehtësuar me nga 5 ditë. Deputeti i PS kreu këtë veprim në rrethana mbrojtëse të së drejtës së tij për të votuar, por pranoi edhe ndjesën e prekjes me dorë të deputetes Kejdi Mehmetaj. Kërkesa ishte e bazuar për përjashtimin e tyre. Të dy u përjashtuan me nga 5 ditë?, u shpreh Alket Hyseni.

Nga ana tjetër, deputeti socialist, Ervin Bushati, tha se Parlamentit ju vu një njollë e zezë e pamerituar në fund të vitit 2017, duke iu referuar sjelljes së dhunshme të opozitës gjatë zgjedhjes së kryeprokurores së re. Duke bërë të ditur vendimin e Byrosë së Kuvendit për përjashtimin e 8 deputetëve

Recommended