Ora News- Byroja e Kuvendit përjashton me 10 ditë 7 deputetët e opozitës, 5 ditë deputetin e PS

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Katër ditë pas protestës së opozitës ku u hodhën tymues brenda ambienteve të Parlamentit, Byroja e Kuvendit vendosi të përjashtojë me 10 ditë 7 deputetët e opozitës, ndërsa 5 ditë për deputetin socialist Bujar Çela, i cili pati një incident me deputeten e LSI, Kejdi Mehmetaj.

Byroja pranoi kërkesën e një grupi deputetësh të grupit parlamentar të PS për të përjashtuar deputetët: Monika Kryemadhi, Endrit Brahimllari, Kejdi Mehmetaj, Ervin Salianji, Endri Hasa, Flamur Noka dhe Bardh Spahia.

Mbledhja nisi me debate, pasi opozita ka kërkuar prezencën e medias, por kjo kërkesë u hodh poshtë nga kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi.

Ndërkohë Ora News siguroi një video nga Byroja e Kuvendit ku u diskutua për kërkesën e PS për përjashtimin e 7 deputetëve të opozitës.

Hysenaj: Mendoni ju që nëpërmjet akteve dhe hedhjes së objekteve, jeni në përputhje me betimin që thoni

Kryemadhi: Ju zoti Hysenaj nuk e keni kuptuar se cdo të thotë betim, por po jua lexoj edhe njëherë. Betohemi me nderin se do të kryej me ndërgjegje detyrën si deputete e këtij populli në Kuvend. Do të përfaqësoj denjësisht popullin, do ti bindem kushtetutës dhe ligjeve, do të mbroj lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë . Do të respektoj dhe do të mbroj të drejtat dhe liritë e shtetasve, do të punoj me të gjitha kushtet e mia për përparimin e Atdheut dhe mirëqenien e popullit tim. Përparimi i atdheut dhe mirëqenia e popullit time nuk është droga dhe krimi i organizuar.

Kjo kërkesë lidhet me situatën e krijuar në seancën plenare të datës 18 dhjetor 2017, ku u votua Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku.

Ndërkohë prokuroria e Tiranes ka nisur procedim penal në gjendje të lirë ndaj 10 deputetëve. Ata akuzohen për prishje të rendit publik dhe kundërshtim të policisë gjatë protestës së 18 dhjetorit, në seancën e votimit të kryeprokurores së përkohshme.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/pas-tymueseve-ne-kuvend-sot-byroja-e-kuvendit-vendos-7-deputete-te-opozites

Recommended