Skip to playerSkip to main content
  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Katër ditë pas protestës së opozitës brenda dhe jashtë parlamentit ku u hodhën tymues brenda ambienteve të Parlamentit, Byroja e Kuvendit do të vendosë sot për fatin e shtatë deputetëve të opozitës.

Mbledhja e Mbyrosë ka nisur në orën 10:00 dhe po shqyrton kërkesën e një grupi deputetësh të grupit parlamentar të PS për marrjen e masës disiplinore ndaj deputetëve: Monika Kryemadhi, Endrit Brahimllari, Kejdi Mehmetaj, Ervin Salianji, Endri Hasa, Flamur Noka dhe Bardh Spahia.

Mbledhja ka nisur me debate, pasi opozita ka kërkuar prezencën e medias, por kjo kërkesë u hodh poshtë nga kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi.

Ndërkohë Ora News ka siguruar një video nga Byroja e Kuvendit ku po diskutohet për kërkesën e PS për përjashtimin e 7 deputetëve të opozitës.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/pas-tymueseve-ne-kuvend-sot-byroja-e-kuvendit-vendos-7-deputete-te-opozites

Category

📺
TV
Be the first to comment
Add your comment

Recommended