Report TV - 57 mln euro për SPAKU-un, super paga për byronë

  • 6 years ago
Zhbllokimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka shembur edhe pengën e fundit për zbatimin e Reformës në Drejtësi, duke i hapur rrugë ndërtimit të të gjitha organeve të reja të drejtësisë, përfshirë këtu edhe Byronë Kombëtare të Hetimit, Prokurorinë e Posaçme dhe Gjykata Speciale. Në këtë kuadër, ditën e djeshme, ka hyrë në fuqi strategjia e re për drejtësinë, një plan dyvjeçar i bllokuar që nga viti 2016, po për shkak të zvarritjes së zbatimit të Reformës në Drejtësi.

Shqiptarja.com sjell ekskluzivisht detaje dhe parashikime të strategjisë së re ndërsektoriale të drejtësisë, e miratuar nga qeveria ?Rama 1?. Plani shtrihet në harkun kohor 2017-2020, por për shkak të hyrjes në fuqi me vonesë, pikërisht në fund të vitit 2017, strategjia do të zbatohet gjatë dy viteve të ardhshme.
57 milionë euro për organet e reja
Në kuadër të krijimit të të gjitha kushteve të nevojshme për funksionimin e efikas të sistemit gjyqësor shqiptar, qeveria shqiptare ka parashikuar 57 milionë euro për zbatimin Reformës në Drejtësi, kryesisht për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatave Speciale.

Recommended