Ora News - Dhuna në Kuvend, Hysi: Nëse opozita e ka pretekst për SPAK dhe BKH, e ka gabim

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për deputeten socialiste, Vasilika Hysi, skenat e seancës së të hënës në Kuvend ishin të paprecedenta.

E ftuar në intervistën e Ora News, ajo tha se kryetarja e LSI në shkelje të rregullores dhe ligjit pengoi deputetët socialistë që të ushtrojnë funksionin e tyre.

Hysi: Zonja Kryemadhi ka dhunuar të drejtën e kolegëve për të votuar.Sjellje shumë e rëndë disiplinore dhe vepër penale.Fjalori që kam dëgjuar nga deputetet e reja të LSI nuk kam koment.Jo të gjithë kolegët e opozitës kanë pasur këtë sjellje.

Për Hysin, sjellja e opozitës nuk është një ogur i mirë. Deputetja e lexon si pretekst për të penguar ngritjen e organeve të qeverisjes së sistemit të drejtësisë.

Hysi: Kjo sjellje e opozitës nuk është një ogur i mirë, jemi në momentin kur parlamenti do të fillojë të kryejë procedurat për përzgjedhjen e anëtarëve jo gjyqtarëve dhe jo prokurorë për KLP dhe KLGJ. Ky proces ka filluar në maj të 2017 dhe ne më së fundi përreth një vit edhe për shkak të opozitës e cila vonoi procesin e ngritjes së organeve të vettingut duke u larguar nga komisioni, parlamenti dhe duke ngritur çadrën. Parlamenti më pas u shpërnda për shkak të zgjedhjeve. Ne ngritëm organet e vettingut në një periudhë ekstra të jashtëzakonshme pasi Parlamenti ishte shpërndarë dhe të gjitha këto sollën vonesa qoftë për miratimin e buxhetit etj.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/dhuna-ne-kuvend-hysi-nese-opozita-e-ka-pretekst-spak-dhe-bkh-e-ka-gabim

Recommended