Stop - Policia roje në rrugën private, për kamionët e fabrikës së cimentos! (20 dhjetor 2017)

  • 6 years ago
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Blerim Rryçi, pronari i rrugës në Thumanë të Krujës, tregon, se ai dhe i vëllai u shoqëruan nga policia, pasi nuk lejuan kalimin e kaminonëve të tonazhit të rëndë të një fabrike cimentoje në rrugën e tyre private.Blerimi thotë, se është dakord, që të kalojnë qytetarët, por kamionët e tonazhit të rëndë, do të prishnin asfaltin.Në ARRSH thonë, se rruga në fjalë nuk është në administrimin e këtij institucioni.Ndërsa policia nuk tregon autorizim për aktin, por mjaftohet të përgjigjet, se vëllezërit Rryci nuk pranuan të hapin vullnetarisht rrugën. Pas këtij momenti, policia rri me patrullë 24-orëshe, që të mundësojë kalimin e kamionëve të një firme private cimentoje, në rrugën private.

Recommended