BOOM: Kur do të përfundojë rruga nga Kamza në urën e Tapizës?

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni BOOM solli në vëmendje mbrëmjen e sotme rrugën nacionale nga Bashkia e Kamzës në drejtim të Tapizës, e cila ka vite që ka nisur por ende nuk ka përfunduar.

Rruga nuk ka asnjë tabelë që të tregojë për punime në të, afate, fondin e akorduar apo kush ka investuar për ndërtimin e saj.

Në një ditë të zakonshme, BOOM gjeti vetëm tre punëtorë përgjatë kësaj rruge, që punonin njëri me një pusetë anësore, e dy të tjerë duke hapur pjesën anësore për trotuar. Ata thonë se janë punonjës të shoqërisë së ndërtimit Erniku.

Rruga edhe pse është bërë e re, në disa pjesë ka krijuar gropa të mëdha ende pa u përfunduar. Në disa raste këto gropa nuk janë mbushur përsëri me asfalt por janë mbushur me zhavorr.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-kur-do-te-perfundoje-rruga-nga-kamza-ne-uren-e-tapizes

Recommended