Ora News - Stop dhunës në familje, Mesi: Të gjithë bashkë kundër fenomenit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Zëvendës/kryeministrja, Senida Mesi, ka kërkuar reagimin e të gjithë shoqërisë shqiptare për të dënuar dhunën në familje. Sipas saj, kjo nuk është një çështje privatësie por i përket të gjithëve.

Mesi: Të jesh grua është një privilegj që paguhet me sakrifica të përditshme. Dhuna në familje është ende prapa dyerve të mbyllura por dhuna në familje nuk është një çeshtje private. Është një çështje që u takon të gjithëve në shoqëri.Ky është një fenomen që kërcënon vetë bërthamën e shoqërisë, është një sfidë institucionale ndaj së cilës asnjë hallkë nuk duhet të jetë apo të ndihet e dobët. Në vendin tonë steriotipet gjinore vazhdojnë të jenë të forta ndaj dhe përgjigjia duhet të jetë dyfish e fuqishme. Përgjatë jetës sime më ka qëlluar që të mbështes shumë kauza, por kauza e barazisë gjinore është kauza më e drejtë nga të gjitha.

Për më shumë lexoni në:http://oranews.tv/article/stop-dhunes-ne-familje-mesi-te-gjithe-bashke-kunder-fenomenit

Recommended