Ora News - Peleshi: Më shumë mbështetje për fermerët e bashkuar

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi ka premtuar më shumë mbështetje për fermerët e bashkuar.

Gjatë vizitës së tij në Qarkun e Beratit, ka zhvilluar dhe një takim me fermerët e fshatit Drenovicë në Bashkinë Ura Vajgurore, Peleshi ka shpjeguar nevojën e riorganizimit dhe bashkimit në formacione më të mëdha, siç janë Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor, të cilat janë më të avantazhuara, përsa i përket skemës së mbështetjes.

?Do mbështesin rritjen e sipërfaqes së serave, do t?ju mbështesim me subvencion prodhimin, por ju inkurajojmë edhe që të rriteni. Në qoftë se nuk keni mundësi të merrni toka me qira dhe të bëni sera, atëherë bashkohuni. Nuk po themi që të bashkoheni në kooperativë, si qëmoti, pra të bashkoni tokën, vazhdoni secili tokën e vet, por bashkohuni në një SHBB, apo në një grup fermerësh, apo bëhuni bashkë, sepse po të jeni bashkë keni mundësi të përfitoni më tepër. E vetmja, që ne kërkojmë nga ju, është që edhe ju të bëni një hap përpara. Ne do bëjmë një hap përpara dhe ju duhet të bëni një hap përpara. E kam fjalën për organizimin tuaj, që është në dobinë tuaj, por për shkak të mentalitetit tonë, ne e kemi një çik të vështirë të bashkëpunojmë. Duhet të filloni bashkëpunimin në shitje apo në blerjen e inputeve, që të rrisni fermat. Kështu, që sa më shumë të bashkoheni ju, aq më të thjeshtë e kanë grumbulluesit të bëjnë kontrata të mëdha. Sepse, me 500 fermerë është më e vështirë, sesa të merresh me 30?, tha Peleshi.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/peleshi-me-shume-mbeshtetje-fermeret-e-bashkuar

Recommended