Report TV - Kuratori Gaetano Centrone rrëfen për përzgjedhjet e veprave

  • 6 years ago
Jo të gjithë kanë guxim ta shohin pa ndjerë dhimbje dhe emocion këtë video-instalacion të Ekspozitës Ndërkombëtare ?Onufri?, ku vajza i bën banjë të atit ?të mposhtur? nga pleqëria. Edicioni i 23-të i ?Onufrit? mban një titull intrigues ?Kujtesë kolektive, kujtime personale?.

?Onufri? prezantohet vetëm me dhjetë artistë pjesëmarrës, që vijnë nga gjashtë vende, por për drejtorin e Galerisë Kombëtare të Arteve, Artan Shabani, prania e më pak autorëve nuk ndikon në vlerat artistike.

?Unë personalisht do të isha i interesuar për konceptin kuratorial dhe thellësinë që ka një vepër arti, raporti që ka artisti me veprën, harmoninë që kanë veprat me njëra tjetrën në një ambient në një pavion në një strukturë muzeale sic është Galeria Kombëtare e Arteve?, shprehet Shabani.

Artistët pjesëmarrës janë përzgjedhur nga Gaetano Centrone. I pranishëm në konferencën për mediat ai ka folur rreth konceptit kuratorial.

Recommended