Ora News - Në hetim për korrupsion, refuzohet pezullimi nga detyra për tre gjyqtarët e Apelit Durrës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda nuk pranon pezullimin nga detyra të tre gjyqtarëve të gjykatës së Apelit të Durrësit nën hetim për korrupsion pasiv nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Tre gjyqtarëve për të cilët u kërkua pezullimi nga detyra janë: Kliton Spahiu, Petrit Çeno dhe Petraq Dhimitri.

Hetimi ka nisur që në janar të 2017 pasi dyshohen se ata kanë përfituar një udhëtim për të parë ndeshjen Real Madrid ? Barcelona nga një biznesmen, palë në një gjykim civil.

Gjyqtarët dyshohen se janë sponsorizuar në dy udhëtime jashtë vendit nga një biznesmen durrsak, i cili ishte palë në një proces civil që po shqyrtohej prej tyre.

Prokuroria iu drejtua pak ditë më parë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, duke kërkuar pezullimin e zyrtarëve, por ka qenë gjyqtari Luan Haziri që ka refuzuar kërkesën, duke mos pranuar pezullimin e tre gjyqtarëve. Të njejtin qëndrim mbajti Apeli, ndërkohë që organi i akuzës do ti drejtohet Gjykatës së Lartë.

Udhëtimi drejt Madridit për ndeshjen Real Madrid-Barcelona

Të dhënat e siguruara nga BIRN prej dosjes hetimore treguan se tre gjyqtarët kishim ndërmarrë një udhëtim në Spanjë në tetor 2014, për të parë ndeshjen e futbollit Real Madrid ? Barcelona.

Prokuroria dyshon se ky udhëtim është bërë në shoqërinë e biznesmenit Namik Sadiku ? pronari i një kompleksi turistik në Durrës ? dhe është paguar prej tij. Në kohën e udhëtimit drejt Madridit, Sadiku kishte të hapur një çështje gjyqësore në Gjykatën e Apelit Durrës, ku relator ishte gjyqtari Spahiu dhe anëtarë të trupit gjykues ishin Petrit Çeno dhe Petraq Dhimitri. Më herët, dyshohet se relatori i çështjes, Kliton Spahiu dhe gjyqtari Petraq Dhimitri kishin udhëtuar në shoqërinë e Sadikut edhe në Itali. Konflikti gjyqësor lidhet me ndërtimin e hotelit 10 katësh të Sadikut në plazhin e Durrësit, në zonën e Shkëmbit të Kavajës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/refuzohet-pezullimi-nga-detyra-tre-gjyqtare-te-apelit-durres

Recommended