Ora News - Banorët e Valbonës qëndresë 20 orëshe përpara Parlamentit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Banorët e Valbonës në Tropojë kanë shpallur atë që ata e quajnë qëndresë 20 orëshe përballë Parlamentit të Shqipërisë si shprehje të revoltës së tyre për atë që ata e quajnë masakër në luginën e Valbonës.

Banorët thonë se vendimi vjen pas dy vitesh protesta të vazhdueshme qytetarëve dhe thirrjes së drejtuar autoriteteve shtetërore "për frenimin e funeralit të Valbonës".

Duke e konsideruar të turpshëm dhe arbitrar vendimin e Gjykatës Administrative, që vendosi sipas tyre për interesa të ngushta oligarkësh, banorët paralajmërojnë se nuk ka kthim mbrapa.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/banoret-e-valbones-qendrese-20-oreshe-perpara-parlamentit

Recommended