Report TV - Ruçi: Vendosja e gjuhës shqipe, zbatim sa më i shpejtë i saj

  • 6 years ago
Shqipëria mbështet Maqedoninë në perspektivën integruese dhe angazhohet për të shtuar bashkëpunimin dy palësh. Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruci priti kreun e Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi, i cili është zgjedhur nga radhët e partive shqiptare në shtetin fqinj.

"Shqipëria dhe Maqedonia duhet të anëtarësohen në organizmat Euroatlantike sepse Ballkani Perëndimor është pjesë integrale e sigurisë Europiane dhe Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë integrimin Euroatlantik të Maqedonisë. Nismën për ligjin e gjuhës shqipe shpresojmë ta shohim sa më shpejtë të miratuar", u shpreh kryeparlamentari Ruçi.

Vetë kreu i Kuvendit të Kosovës, Xhaferi tha se do të angazhohej që të krijonte shanse të barabarta për të gjitha etnitë, shumëllojshmëria e të cilave tha ai, na bën më të fortë e jo më të dobët.

Recommended