Report TV - Çmimet gjatë festave të fundvitit në treg

  • 6 years ago
Çmimet e fruta perimeve në tregje nuk kanë pësuar ende rritje, ndërsa tregtarët shprehen se gjatë ditëve të fundit të vitit do të kenë disa fruta e perimeve, të cilat do të kenë çmime pak më të larta se zakonisht.

Sipas konsumatorëve, çmimet janë të njëjta me javët e kaluara, mirëpo mendojnë se janë të larta dhe shpresojnë të mos rriten në ditët në vazhdim.
?Ka një rritje të vogël të çmimeve por jemi mësuar, në krahasim me vitet e tjera nuk shikoj ndonjë ndryshim, kanë filluar ato lëvizjet por nuk kanë ndryshuar shumë, gjithmonë në prag festash ka një luhatje çmimesh, perimet kanë ndryshuar pastaj të tjerat janë njësoj,?tregoj një zonjë që po blinte.

?Janë çmime normale, nuk ka ndryshim,?shpjegoj një tjetër blerës.

?Tani kam ardhur nga Italia dhe çmimet më duken të lira nuk më duken të shtrenjta në krahasim me Italinë, janë më të lira, një muaj kam që kam ardhur,?tha një blerëse që sapo kishte ardhur nga Italia.

Recommended