Uniformat blu ne gatishmëri gjatë festave të fundvitit
  • 4 years ago
Kjo është salla në drejtorinë e Policisë së kryeqytetit që do të monitorojë për 24 orë të gjitha rrugët dhe sheshet e Tiranës, përgjatë festave të fundvitit. Sipas ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj për të gjithë punonjësit e policisë nuk do të ketë festë, ndërsa vëmendje të shtuar do të ketë menaxhimi i kufirit, siguria rrugore dhe parandalimi i ngjarjeve kriminale.
?Aktualisht policia është e fokusuar në disa drejtime kryesore; e para në drejtimin e menaxhimit të të gjithë fluksit të kalimit në pikat tona kufitare, për arsye se fundi i vitit shton numrin e qytetarëve shqiptarë që hyjnë apo dalin nga territori. Po kështu vëmendje e madhe i kushtohet çështjeve të trafikut, sigurisë rrugore në përgjithësi, luftës kundër krimit, mbajtja në monitorim e elementëve me precedentë kriminalë si edhe çështje që kanë të bëjnë me rendin publik. Kryesisht dhe fokus i veçantë i Policisë është çështja e ruajtjes së festës nga zhurmat, nga incidentet, nga shpërthimet, nga fishekzjarret?.
Ministri Lleshaj e cilësoi 2019-tën si një vit të vështirë për punën e uniformave blu, ndërsa shtoi se siguria publike është në nivelet më të mira historike.
Recommended