"Rrëfehet" Kryepeshkopi Janullatos - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Anastas Janullatos ka dhënë një intervistë për televizioni grek Skai në prag të Krishtlindjeve. Kryepeshkopi grek ka folur për harmoninë fetare në Shqipëri dhe se liria fetare është e plotë dhe në këtë aspekt. Shqipëria ndOshta ka kushtetutën më të mirë në botë. Ai u ndal në shqetësimin e madh që ka për minoritetin grek në Shqipëri.
Problemi më i madh i grekëve në Shqipëri është që fshatrat janë boshatisur, pasi ata janë larguar. Çështja është se si ata që kanë lindur e janë rritur në këto fshatra të zhvillojnë jetën e tyre atje. Të ikin nga ato vende dhe të fillojnë të bërtasin që të tjerët na urrejnë është një zgjidhje e lehtë, por në fakt nuk është kjo e vërteta.

Në lidhje me marrëdhënien e tij me Kryeministrin Rama, theksoi se ka komunikim të vazhdueshëm me të. Për disa gjëra nuk janë dakord, por i rëndësishëm është dialogu, megjithëse nuk është gjithnjë i lehtë. Në lidhje me Himarën dhe çështjen e pronave të minoritetit grek ai nënvijëzoi se është një çështje e përgjithshme në në gjithë Shqipërinë, jo vetëm e Himarës.

Është një çështje e përgjithshme, jo vetëm në Himarë nuk janë kthyer pasuritë. Madje as neve për kishën nuk na janë kthyer shumë prona. Pavarësisht se kemi marrëveshje zyrtare me shtetin nuk janë dhënë ende, ka vonesa. Kthimi i pronave në Shqipëri është procedurë nëpër komisione e gjykata. Çështjet e pronësisë janë të ngatërruara. Himara nuk është një çështje më vete. Shteti ka të drejtë të bëjë ndërhyrje të caktuara, por duhet t?u jepet prona e pasuria atyre që u takon.
I pyetur nga gazetari për marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri-Greqi, Janullatos u shpreh:
Greqia mbetet gjithnjë fqinji. Fqinjët gjenden gjithmonë në momente të vështira. Njerëzit duan që këto marrëdhënie të jenë të përforcuara dhe të sinqerta. Të mos biem viktima të tensioneve por të ngremë ura.
Janullatos foli dhe për krizën greke dhe për autokritikën që duhet të bëjnë greket, si dhe për globalizmin dhe islamin. Sipas tij duhet të shohim të vërtetën siç është. Të mbjellim frymën e së vërtetës mirësisë dhe drejtësisë. Në Shqipëri njerëzit e thjeshtë janë njerëzit e drejtësisë dhe të vërtetës.

Recommended