Report TV - 4 kandidatët nga Shoqëria Civile për antëtarë të KLP

  • 6 years ago
Avokati i Popullit ka zhvilluar këtë të mërkurë seanca dëgjimore për katër kandidatët e Shoqërisë Civile për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Nga katër emrat do zgjidhet vetëm një me votën e Kuvendit, duke plotësuar kështu vakancën që mbante peng KLP-në prej 8 muajsh.

Kandidatët Alfred Balla, Andi Murataj, Entela Hoxha dhe Mimoza Qinami u pyetën në seancën dëgjimore te AP dhe në përfundim të këtij procesi, dosja me katër emrat i është adresuar Kuvendit. Zgjedhja e anëtarëve nga Shoqëria Civile zhbllokoi procesin e ngritjes së KLP.

"Duhet të rikthehet besimi dhe aksesi i njerëzve në organin e Prokurorisë. Kam një eksperiencë 26-vjeçare në sistemin e drejtësisë si prokuror, avokat dhe këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë. Po u zgjodha anëtar i KLP, pretendoj të bëhem dhe kryetar i KLP. Prokuroria të mos flejë gjumë mbi dosjet", ka thënë përpara Avokatit të Popullit, kandidati për në KLP, Alfred Balla.

Recommended