Report TV - Komisioni Europian, raport për vendet që lëvizin pa viza

  • 6 years ago
Komisioni Europian raporton sot për përmbushjen e vazhdueshme të standardeve për liberalizimin e vizave nga vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Mali i Zi dhe Serbia). Raporti tregon se, ndërsa kërkesat për liberalizimin e vizave për vendet në fjalë vazhdojnë të përmbushen, kërkohet veprim në një numër fushash specifike për të ruajtur zbatimin e tyre të qëndrueshëm.

Dimitris Avramopoulos, Komisioner për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë ka folur dhe për Shqipërinë duket saktësuar se nuk rrezikon vizat, pasi masat e marra për frenimin e migrimit të parregullt po japin rezultat. Të njëjtin vlerësim komisioni i BE ndau edhe për vendet e tjera të rajonit të cilat përfitojnë nga lëvizja pa viza në hapësirën "Schengen". "Jemi plotësisht të përkushtuar për të ruajtur udhëtimin pa viza për qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të Partneritetit Lindor dhe po punojmë së bashku me qeveritë e tyre drejt këtij qëllimi". "Por garantimi i kësaj shoqërohet me përgjegjësi, si për qytetarët ashtu dhe për autoritetet përkatëse. Ndërkohë që i njohim përpjekjet e këtyre vendeve për të siguruar që progresi i bërë është i qëndrueshëm dhe që reformat të vazhdojnë të japin rezultate konkrete, nevojitet punë e mëtejshme. Ne presim që të gjitha vendet të rritin përpjekjet e tyre për të trajtuar migracionin e parregullt dhe për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në veçanti".

Recommended