Ora News- Festat e fundvitit, rriten çmimet e fruta-perimeve në Durrës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pasojat e përmbytjeve të prodhimeve bujqësore të fillimdhjetorit nisin të ndjehen në tregjet e fruta perimeve.

Dëmtimi i prodhimit vendas është reflektuar me rritje të ndjeshme çmimesh në prag të festave të fundvitit

Tregtar: ?Faktikisht çmimet duhet të jenë të lira por edhe fuqia ekonomike ka rënë, fuqia blerëse ka rënë shumë, malli ka ngritje çmimi nga prodhuesi, malli tjetër vjen nga jashtë shtetiti dhe ka ndikimin e vet.?

Për qytetarët në Durrës, çmimet janë janë të papërballueshme, ndaj blejnë vetëm produktet më të domosdoshme për tryezën që sipas tyre po bëhet gjithmonë e më e varfër.

Frutat dhe perimet jashtë stinës mbeteten të ndaluara, pasi siç thonë durrsakët, çmimet janë të papërballueshme

Qytetare: ?Çmimet për festa duhet të ulen, vetëm në Shqipëri ngrihen. Njerëzit nuk kanë bukë të hanë e jo të blejnë mollë, portokalle apo domate.?

Edhe tregtarët flasin për rënie të fuqisë blerësë, ndërsa paralajmërojnë se çmimet do të rriten sërish.

Kamera e Ora News në qytetin bregdetar të Durrësi bëri një vëzhgim në tregun e fruta perimeve, ku çdo vit ndryshon arsyeja por vijon tradita e keqe e rritjes së çmimeve në prag të festave.



Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/festat-e-fundvitit-rriten-cmimet-e-fruta-perimeve-ne-durres

Recommended