Ora News- Dhunohen dy kisha në Korçë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy kisha janë dhunuar gjatë mbrëmjes së të martës në qytetin e Korçës.

Kisha e Shën Marisë dhe kisha Shën Gjergjit janë dëmtuar ndërsa persona të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin paraklisin e dy objekteve të kultit.

Kujdestari i kishës së Shën Marisë, Dhionis Mitrollari, thotë se ky është rasti i pestë që ky objekt kulti është dhunuar dhe është tentuar të vidhet.

Ai thekson se të gjitha rastet janë denoncuar në polici, por asnjë nga autorët nuk është kapur.

Të hënën gjatë një tentative të ngjashme për ta grabitur u dhunua kisha e Shën Sotirit.

Policia lokale ka nisur hetimet për rastet, por ende nuk është e qartë nësë bëhet fjalë për të njëjtin grup autorësh.

Për këtë seri dhunimesh dhe dëmtimesh të objekteve të kultit, reagoi ashpër mitropolia e Korçës e cila i kërkoi policisë që të zbardhë këto ngjarje duke përmbushur detyrimin kushtetues per mbrojtjen dhe lirine fetare në vendin tonë.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/dhunohen-dy-kisha-ne-korce

Recommended