Report TV - Ruçi: Sjellja e opozitës e paprecedent, kjo nuk ka ndodhur kurrë në 27 vjet

  • 6 years ago
Kryeparlamentari Gramoz Ruçi dhe homologu i tij maqedonas, Talat Xhaferi, kanë komentuar sjelljen e dhunshme të opozitës dy ditë më parë në Kuvendin e Shqipërisë, për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të Përkohshëm. dy kryeparlamentarët dënuan dhunën në Kuvend, ku Xhaferi deklaroi se mjetet e dhunshme nuk janë instrument i duhur për vendet demokratike.
?Mjetet e dhunshme nuk janë instrumenti i duhur për vendet demokratike. Dënoj dhunën në Kuvend?, tha Xhaferi.

Nga ana tjetër, Gramoz Ruçi u pyet nga gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi, nëse votimi për kryeprokuroren ishte i parregullt, ashtu siç pretendon Partia Demokratike. Në përgjigjen e tij, Ruçi evidentoi tre elementët më të rëndësishëm, që sipas tij, kanë ndodhur gjatë këtyre 27 viteve të jetës parlamentare. Sipas tij, të trija këto elementë ndodhën pikërisht gjatë protestës së opozitës dy ditë më parë.

Recommended