Ora News- Ruçi: Manja dhe Felaj propozuan Arta Markun por nuk arritën të votonin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Së bashku me homologun e tij maqedonas Talat Xhaferi, kryetari i kuvendit Gramoz Ruci dënoi dhunën e ushtruar në parlament si pasojë e protestës së opozitës. Ruçi u shpreh se gjatë gjithë karrierës së tij politike, 3 gjëra nuk kishin ndodhur kurrë në parlament nga opozita

Ruçi: Kam 27 vjet deputet në këtë parlmanet, kam qenë edhe në rolin e mazhorancës edhe opozitës. Kanë ndodhur shumë gjera, por tre gjëra nuk kanë ndodhur: E para asnjë opozita nuk ka tentuar që simpatizantet e tyre ti kundërvihen me forcë policisë për të uzurpuar parlamentit. E dyta në asnjë rast nuk ka ndodhur që deputetët të përdorin violencë deri në tymuese dhe këpucë dhe e treta në asnjë rast nuk ka ndodhur dhunë ndaj deputetëve për tu rrëbyer kartat elektronik.

Duke shpjeguar mosarritjen e maxhorancës prej më shumë se 71 vota në votim, Ruçi tha se dy nga firmëtarët dhe propozuesit dhe kryeprokurores, Arta Marku nuk arritën të votonin për shkak të rrëmbimit të kartave.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ruci-manja-dhe-felaj-propozuan-arta-markun-por-nuk-arriten-te-votonin

Recommended