Dite e re - Rikthehet fuqishëm Alida Duka

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Këngëtarja e njohur Aida Duka do të rikthehet fuqishëm në botën e muzikës.
E ftuar në emsionin ?Ditë e Re?, motra e Stine tregoi se këtë javë do të publikohet kënga e saj.

?Projekti im i ri besoj se do të dalë këtë javë. Është ?Alida in da club?, stili im sepse gjithmonë e gjej veten tek këngët ritmike, pavarësisht se edhe baladat më pëlqejnë, tregoj nga brenda ndjenjat, por tek ritmiket jam vetë Alida.?

Alida aktualisht jeton në Gjermani dhe është rikthyer në Shqipëri vetëm për publikimin e këngës.

Ajo gjithashtu po përgatitet për të sjellë në këngë baladë në gjuhën gjermane.

?Do dalë një singël në gjermanisht. Nuk e kisha provuar asnjhëerë të bëja baladë në gjermanisht sepse kush më dëgjon nga fansat shqiptarë më thonë Alda nuk je më seksi tani, pasi gjuha gjermanë është e vrazhdë. Nuk e kisha menduar, se për shkak të gjuhës, një baladë gjermanisht do më shkonte aq shumë.?

Këngëtarja është nënë e një djali 20 vjeç. Ajo ka treguar se i ngatërrojnë si motër e vëlla.

?Kur jemi tek shkolla kërcimit i thonë sa bukur kërcen motra jote. Është mami im, nuk është motra, i përgjigjet Anxhelo.?

Alida nuk është bërë pishman asnjëherë në jetë.

?Ka gjëra që ndodhin në jetë. Por po të mos ndodhinin ato gabime njeriu nuk do të mund të ecte në jetën e tij. Nuk është asgjë perfekte dhe njeriu mëson në jetë. Kam thënë se pse e bërë këtë, por kam mësuar dhe se kam bërë më kurrë.?

Për më shumë lexoni në:

http://www.oranews.tv/article/rikthehet-fuqishem-aida-duka

Recommended