Ora News - 'Jemi polici e urdhrave', Mehmetaj tregon debatin me shefin e komisaritit Rinas

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputetja Kejdi Mehmetaj, një prej protagonisteve të përplasjeve në Kuvend, tashmë edhe e proceduar penalisht nga Policia deklaron se mazhoranca kishte orkestruar një skenar për të provuar opozitën seancën plenare të së hënës ku u zgjodh prokurorja e përgjithshme e përkohshme.

Në intervistën e mbrëmjes në Ora News, ajo tha zbardhi edhe debatin me Ministrin Bushati.

Mehmetaj: Kjo parti shtet kishte krijuar dje të gjithë skenarin në mendjen e saj sesi të provokonte dhe nxiste opozitën për të krijuar situata të dhunshme brenda parlamentit dhe jashtë saj. Në momentin që kryetari i kuvendit i jep fjalën zotit Berisha, Garda futet dhe e bllokon atë të flasë gjë që nuk ka ndodhur kurrë në Parlament. Garda nuk ka asnjë të drejtë të prekë një deputet, e dyta të pëngojë atë të shprehë fjalën. Jo dhuna, por asgjë nuk i u nxit nga opozita. Më pas kur nje ishim duke kërkuar fjalën, eksponentë të Rilindjes, ndër ta Ministri Bushati që është e turpshme që ai na përfaqëson në arenën ndërkombëtare, na është drejtuar, mua të parës dhe më pas kolegeve të mia në parlament me një fjalor tepër të rëndë.Nuk e dija fare që ishte aty. Një burri nuk i takon ti flasë një gruaje ashtu jashtë në rrugë. Situata u përshkallëzuar me provokime.

E pyetur mbi procedimet e policisë ndaj saj dhe tre kolegëve të tjerë të LSI, ajo u shpreh:

Mehmetaj: Nuk u shqetësuam shumë.Nuk kemi asnjë lloj habie për situatën që ka ndodhur dje, që të mos e prisnim që sot të kishte procedim. Unë nuk e di pse e kanë bërë, as unë dhe kolegët e mi jo vetëm që nuk kemi ushtruar dhuën por jemi dhunuar.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/jemi-polici-e-urdhrave-mehmetaj-tregon-debatin-me-shefin-e-komisaritit-rinas

Recommended