Stop - Prona në Porodinë dhe ping-pongu i gjyqtarit me ekspertin! (19 dhjetor 2017)

  • 6 years ago
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;

Kronikë më e plotë: http://tvklan.al/stop-emisioni-76-sezoni-3/

Baki Myrtollari, nga Porodina e Korçës, ankohet në emisionin ?STOP? për zinxhirin e falsifikimeve për t?i marrë pronën. Ai shpjegon se trashëgimtarët e familjes Melçani kanë marrë tokën pa testamentin, origjinën apo hartën e trashëgimtarëve.

Në këtë situatë është përfshirë edhe topografi privat, Meleq Ramollari, duke e pajisur testamentin me hartë pa iu referuar toponimeve dhe hartave referuese në Urbanistikë apo hipotekë. Ish-zyrtari i AKP-së thotë se në pajisjen e testamentit me hartë është bazuar në një vërtetim fakti të Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë. Por ky vërtetim nuk gjendet as në arkivë, as në bashki e as në njësinë administrative Bulgarec.

?Ne këtë tokë e kemi ndarë në bazë të ligjit 7501 dhe e kemi marrë në bllok, si fis. Këtu kemi të tre kushërinjtë rreth 25834 metra katrorë të certifikuar, me certifikatë dhe aktin e marrjes së tokës në pronësi. Personi ka paraqitur në gjykatë një testament të vitit 1944, ku thuhet: I ndjeri z. Halit Melçani i le trashëgimi gruas dhe 5 bijave të mia një tokë në vendin Cakonike. Ky zotëria me dokumente dhe njerëz të paguar ka spostuar pronën rreth 1.2 km në ara të gjata?.

Gazetari i emisionit ?STOP? komunikon me topografin privat që ka pajisur testamentin me një akt tregues, duke marrë si referenc atë çfarë i është thënë nga personat që e kanë patur testamentin.

Gazetari ? Ti thjesht e ke hedhur si një specialist topograf hartën. Kështu e ke bërë?

Topografi M.Ramollari ? Shkon në vend dhe ai përcakton që këtu deri këtu.

Gazetari ? E kam unë ?

Topografi M.Ramollari ? Që këtu dhe këtu dhe katër pikat e horizontit. Kaq!

Gazetari ? Kufitarët nuk korrespondojnë? Jo këtu, po them atje?

Topografi M.Ramollari ? Po në qoftë se nuk korrespondojnë përsëri e ka fajin ai dhe vendin e toponimeve, sipas emrit të vendit dhe për kufitarët, në qoftë se nuk i korrespondon e ka ai përgjegjësinë që në fillim deri në fund.

Dhe zyra e regjistrimit bile, atë ligj sot e ka përmirësuar akoma, po në atë ligj mbahet.

Thotë: Regjistruesi, thotë ligji, autorizon të bëhët një plan- rilevimi ose plan- vendosje nga një specialist topograf të licensuar ose inxhinier të licensuar dhe të gjitha dokumentat e tjera të paraqiten pranë zyrës së regjistrimit, e cila i gjykon.

Duke qenë se harta e lëshuar nga topografi Meleq Ramollari nuk ishte totalisht e ligjëruar, trashëgimtarët e këtij testamenti duhet ta pajisnin me një hartë tjetër këtë testament, të njohur institucionalisht. Ish ? Agjencia e Kthimit të Pronave në Korçë, konretisht inxhinieri e pajisi këtë testament me një tjetër hartë. Ndaj dhe gazetari shkoi ta pyesë për hartën e tij.

Inxhinieri ? Kjo është hartë e punuar kur kam qenë te zyra e kthimit të pronave dhe mbi bazën e dokumentit që ka ardhur nga gjykata është pasqyruar në hartë.

Gazetari ? Jo, jo nga gjykata, ...

Recommended