Rudina/ E surprizoi per ditelindje, ja c'thote Erik Fullani per te dashuren (19.12.17)

  • 6 years ago
Djali i Ardian Fullanit, ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Erik Fullani ishte sot në studion e ?Rudina?, në Tv Klan ku ndër të tjera foli edhe për jetën private. Fullani pranoi se është në një marrëdhënie prej më shumë se një viti dhe zbuloi se emri i së dashurës së tij është Maria. Ai tha po ashtu se Maria i ka vënë emrin edhe një prej picave me të shitura në biznesin e tij më të ri.
?Emrat e burgerave dhe picave i kam vënë vetë. Për emrat jam frymëzuar nga njerëzit e mi të dashur. Fiona është emri i motrës time,ndërkohë Maria Kiara është emri i të dashurës time, kështu ia kam vënë emrat dhe picave. Dhe pica Maria Kiara është pica ime e preferuar dhe është më e shitura. E dashura ime më ka suportuar shumë, ma ka bërë shumë më të lehtë. E dashura ime studion për Menaxhim Biznesi dhe vjen shumë shpesh tek biznesi im?, tha Fullani.

Ndërkohë Erik Fullani zbuloi se e dashura e tij e surprizoi disa ditë më parë me shumë dhurata me rastin e 24-vjetorit të tij.
?Më ka bërë disa surpriza dhe më ka bërë disa dhurata. Më tha hajde të bëjmë xhiro dhe ishte surprisë e bukur. Nuk e kam zbuluar se kam hall se ma marin m?sysh. Është më mirë për atë dhe familjen e saj të mos jetë publike. Nuk ka ngel njeri me shpreh dashurin në rrjetet sociale.

Recommended